Politike

VD-Rusët në Uzina, ministrat Çuçi e Peleshi: S’na shqetëson ajo që fotografuan

Ministrat shtuan se duke në momentin që ata shkelin ligjin, atëherë fillon ndjekja penale.

22 Gusht 2022, 14:42 Nga F.M
VD-Rusët në Uzina, ministrat Çuçi e Peleshi: S’na
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministrat Bledi Çuçi e Niko Peleshi janë shprehur se ajo që mund të jetë fotografuar nga turistët në uzina nuk është problem. Në një deklaratë për mediat, ata u shprehën se turistët nuk mund të ndiqen vetëm për faktin se janë rusë, apo për shkak të shtetësisë. Ministrat shtuan se duke në momentin që ata shkelin ligjin, atëherë fillon ndjekja penale.

Pjesë nga deklarata:

Bledi Çuçi: Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentit që shkel një nene të kodit penal të Shqipërisë do të fillojë edhe procedimi. Siç ju thashë ai ka bërë agresion ,. Ne duhet të presim hetimit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Kur bëhet fjalë për vizë turistash, duhet t’i lësh të lirë turistët, në momentin që ata kryejnë asnjë vepër penale, do të trajtohen si të tillë, si persona që kryejnë vepra penale. Kur nuk e bëjnë këtë gjë, s’ke si.

Niko Peleshi: Për çdo shtetas vendas apo të huaj që vërehen veprime të dyshimta. Ne jemi vend turistik. Ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq.

bledi cuci niko peleshi

Sondazh

Poll