Aktualitet

Dalin EMRAT/ Kush është burri që vrau aksidentalisht gruan në Mirditë, identifikohet viktima

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në fshatin Jezull të Mirditës.

21 Gusht 2022, 12:44 Nga F.M
Dalin EMRAT/ Kush është burri që vrau aksidentalisht gruan
Foto Ilustruese

MIRDITË- Paulin Paçuku është burri që ka vrarë aksidentlisht gruan e tij në Mirditë. 61-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e zjarrit dhe ka qëlluar të shoqen, 54-vjeçaren e identifikuar si Vitore Paçuku.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në fshatin Jezull të Mirditës. 54-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi Paulin Pacuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedural. Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

paulin paçuku vitore paçuku burri vret gruan ne mirdite

Sondazh

Poll