Aktualitet

Nën hetim për spiunazh, rusja Lana jetonte në Gjeorgji, postimi: Eksplorimin e kam stil jete, jo hobi

Ajo shtonte në postim se eksplorimi i vendeve i ka marrë treçerekun e jetës, por që nuk do të ndalojë asnjëherë së bëri këtë gjë.

21 Gusht 2022, 11:52 Nga F.M
Nën hetim për spiunazh, rusja Lana jetonte në Gjeorgji, postimi:
Svetlana Timofoevan

TIRANË- Svetlana Timofoevan kishte kohë që ishte shkëputur nga Rusia dhe jetonte në Gjeorgji. E njohur si Lana Satir në rrjetet sociale, rusja që tashmë është arrestuar pasi akuzohet se bashkë me dy miqtë e saj sulmuan Uzinën e Armëve në Gramsh, lajmëroi ndjekësit e saj më 31 korrik se do ta vijonte jetën në Gjerogji. Ajo shtonte në postim se eksplorimi i vendeve i ka marrë treçerekun e jetës, por që nuk do të ndalojë asnjëherë së bëri këtë gjë. Këtë gjë, Lana nuk e konsideron hobi, por stil jete.

“Të dashur miq, pothuajse çdo fotografi* nga ky blog (nga postimet, udhëzuesit, historitë, madje edhe pikat kryesore) mund të dekorojë dhomën ose zyrën tuaj si kopje e printuar! Gjithashtu mund te kontaktoni@galleriartsight ose mua direkt për të shtuar ndonjë foto nga profili im në galeri. Printime me cilësi të lartë me transport në mbarë botën! Urbex ka marrë më shumë se 2/3 e jetës sime, kjo është shumë më tepër se thjesht një hobi, ky është stili i jetesës Duke porositur dhe blerë printime ju mbështesni artin tim dhe më frymëzoni për aventurat e radhës. Kam vizituar më shumë se 30 vende dhe pjesën më të madhe të territoreve postsovjetike duke bërë të gjitha këto fotografi me aparatin tim dhe dronin tim. Tani unë po jetoj në Gjeorgji dhe vazhdoj të zhvilloj urbex në mbarë botën. Asnjëherë mos ndaloni së eksploruari!”- shkruan ajo në një postim.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lana Sator (@lanasator)

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

svetlana timofoevan ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll