Aktualitet

I regjistruar në Kharkiv, ‘Chevrolet’-i rusëve erdhi nga Porti i Durrësit, sa kushton mjeti sportiv

Sipas të dhënave në faqen zyrtare kushton nga 25 mijë dollarë deri në 66 mijë.

21 Gusht 2022, 12:36 Nga F.M
I regjistruar në Kharkiv, ‘Chevrolet’-i rusëve erdhi nga
Chevrolet

TIRANË- Mjeti i llojit “Chevrolet” me të cilin rusët udhëtuan drejt Uzinës së Armëve në Gramsh rezulton të jetë i regjistruar në Ukrainë. Sipas të dhënave të kontrolluara në Portin e Durrësit, nga ukrainasi që e solli, rezulton se makina sportive është e regjistruar në Kharkiv.

Një makinë e tillë e llojit Chevrolet Camaro do të vijë më e përditësuar në vitin 2023 dhe sipas të dhënave në faqen zyrtare kushton nga 25 mijë dollarë deri në 66 mijë.

I regjistruar në Kharkiv, ‘Chevrolet’-i rusëve erdhi nga
Të dhënat

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

chevrolet camaro ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll