Aktualitet

Turistë për disa ditë! ZBULOHET se nga 'hynë' rusët dhe ukrainasi në Shqipëri, dy erdhën nga Rinasi, i treti...

Mësohet se një prej tyre ka hyrë nga porti i Durrësit ku ka sjellë edhe makinën, ndërsa dy të tjerët kanë ardhur në Shqipëri nga aeroporti Rinasit.

21 Gusht 2022, 12:07 Nga A.B
Turistë për disa ditë! ZBULOHET se nga 'hynë'
Uzina

TIRANË- Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas, dyshohet se kanë disa ditë që kanë mbërritur në vendin tonë. 

Mësohet se një prej tyre ka hyrë nga porti i Durrësit ku ka sjellë edhe makinën, ndërsa dy të tjerët kanë ardhur në Shqipëri nga aeroporti Rinasit.

Aktualisht po kryhen verifikime mbi vendin ku kanë qëndruar gjatë kohës që ishin në vendin tonë.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll