Aktualitet

Lana dyshohet si spiune në Shqipëri, gazetari bullgar: Miku i saj fotograf u arrestua në Egjipt

Gazetari thotë se një nga ruset e ndaluara në Gramsh, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesante udhëtimi.

21 Gusht 2022, 12:14 Nga A.B
Lana dyshohet si spiune në Shqipëri, gazetari bullgar: Miku i saj
Lana Sator

TIRANË- Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, ka reaguar në lidhje me incidentit që ndodhi një ditë më parë në Gramsh. Gazetari thotë se një nga ruset e ndaluara në Gramsh, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesante udhëtimi. Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar.

‘Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e "fotografëve", të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB.’- shkruan ai.

Lana dyshohet si spiune në Shqipëri, gazetari bullgar: Miku i saj

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

svetlana timofeeva ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll