Incidenti mes rusëve dhe ushtarëve shqiptarë, pjesë e hetimeve edhe shërbimet e huaja
Shërbimet e huaja inteligjente, partnere të vendit tonë janë përfshirë në hetimin për ngjarjen në uzinën e Gramshit.
TIRANË- Incidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në uzinën në Gramsh, mes dy turistëve rusë, një ukrainas dhe dy ushtarëve shqiptarë, do të hetohet edhe nga shërbimet e huaja.
'News24' informon se shërbimet e huaja inteligjente, partnere të vendit tonë janë përfshirë në hetimin për ngjarjen në uzinën e Gramshit. Këto struktura po ofrojnë asistencën e tyre në ndihmesë të autoriteteve shqiptare për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një rrjet spiunazhi rus.
Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sondazh
Detaje nga ngjarja në Gramsh/ Aparate, çelësa.... çfarë u gjet tjetër në mjetin 'Chevrolt' të turistëve rusë
Makina TIRANË- Në mjetin Chevrolt, i cili ishte i dy turistëve rus dhe atij ukrainas janë gjetur aparate karikuesi, çel&eum...
Nën hetim për spiunazh, rusja Lana jetonte në Gjeorgji, postimi: Eksplorimin e kam stil jete, jo hobi
Svetlana Timofoevan TIRANË- Svetlana Timofoevan kishte kohë që ishte shkëputur nga Rusia dhe jetonte në Gjeorgji. E njohur si Lana...
254 kg kanabis në Ishëm të Durrësit, arrestohet 34-vjeçari
Durrës/Vijojnë operacionet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, në...
Incidenti me rusët në Gramsh, dy ushtarët shqiptarë lënë spitalin
Albi Bici dhe Ardian Xhaka TIRANË- Albi Bici dhe Ardian Xhaka, dy ushtarët shqiptarë që u konfliktuan një natë më p...
Daily Mail: Tre ‘spiunë’ të Kremlinit sulmojnë me spraj ushtarët në Shqipëri
Albi Bici dhe Ardian Xhaka TIRANË- Daily Mail ka raportuar ngjarjen e ndodhur në Gramsh, pranë Uzinës së armëve, ku dy rus&eu...
VD- Sulmuan me spray ushtarët, momenti kur rusët tentojnë të largohen me makinë
Makina GRAMSH- Ky është momenti kur me mjetin Chevrolt, 33-vjeçarja ruse dhe 25-vjeçari ukrainas tentojnë të largohen nd&...
Ngjarja në Gramsh, Peleshi: Ushtarët lënë sot spitalin, distancohem nga çdo deklaratë politike
Peleshi: Gjendja e ushtarakëve është e mirë, kanë kaluar një natë të qetë, sot janë gati për të da...
Operacioni 'Plumbi i Artë', lihet në burg Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Agim Gjini, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë&nb...
VIDEO- Lëviznin me 11 kg “kanabis çokollatë” në automjet, tre të arrestuar në Lezhë
Droga LEZHË- Tre persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar 'Processed drugs'. Këta persona u...
Sulmi në uzinë/ Ndihmoi ushtarët shqiptarë, banori: Spraji më kapi mua, doja t'i merrja çantën rusit
Qytetari GRAMSH- Një prej personave që ishte prezent në momentin e sulmit të kryer ndaj ushtarëve shqiptarë në Uzinë...
