Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Gramsh/ Aparate, çelësa.... çfarë u gjet tjetër në mjetin 'Chevrolt' të turistëve rusë

Qytetarët kishin menduar se ishte në pronësi të ndonjë emigranti i cili kishte ardhur për të takuar familjen mirëpo rezulton i turistëve.

21 Gusht 2022, 11:52 Nga A.B
Detaje nga ngjarja në Gramsh/ Aparate, çelësa....
Makina

TIRANË- Në mjetin Chevrolt, i cili ishte i dy turistëve rus dhe atij ukrainas janë gjetur aparate karikuesi, çelësa britanik dhe anglezë si dhe mjete të tjera. Kështu bën të ditur gazetarja Klodiana Lala e cila deklaron se mjeti është parë nga banorët të lëvizë në zonën e uzinës prej tre ditësh. 

Qytetarët kishin menduar se ishte në pronësi të ndonjë emigranti i cili kishte ardhur për të takuar familjen mirëpo rezulton i turistëve. 

'Është shumë herët për konkluzione, nga personat e ndaluar pretendohet se kanë ardhur për turizëm dhe reklamojnë baza ushtarake edhe në shtete të tjera. Në çantat e tyre nuk janë gjetur vetëm aparate fotografik por edhe pajisje të tjera që duhet të zbulohet se çfarë funksioni ka. Nëse janë blogerë dhe turistë pse nuk u identifikuan se kush ishin por shkuan edhe më tej dhe sulmuan, përderisa kjo është një zonë që paralajmërime të shumta për ndalimin. Nëse do të ishin identifikuar mund të largoheshin siç ka ndodhur më parë,. kujtojmë rastin e Kuçovës një vit më parë që janë larguar pasi pretenduan se turistë. Punonjësit e policisë janë duke vijuar zonën dhe po marrin në pyetje banorët për dëshmitë e tyre, duke u përpjekur të marrin të dhëna mbi ngjarjen.”, deklaroi Lala.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll