Politike

Meta takohet me përfaqësuesit e Federatës Vatra: Ndamë ide të çmuara për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se përfaqësuesit e Federatës i ka falenderuar për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë.

19 Gusht 2022, 19:13 Nga I.A
Meta takohet me përfaqësuesit e Federatës Vatra: Ndamë ide
Ilir Meta dhe perfaqesuesit e Vatra

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar ditën e sotme me përfaqësues të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra". Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se përfaqësuesit e Federatës i ka falenderuar për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë. Po ashtu ai ka bërë me dije se kanë ndarë ide për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Postimi i Plotë:

I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra", z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në New York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj. Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese. Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë.

ilir meta vatra

Sondazh

Poll