Sport

Tre gola dhe një Inter spektakolar, Lukaku-Lautaro shkelqejnë ndaj Spezias, Handanovic 90 minuta spektator

E para në San Siro ishte e ëmbël për skuadrën e Simone Inzaghit. Inter shënon tre gola dhe grumbulloi po aq pikë ndaj Spezias, duke detyruar kushërinjtë e tyre kuqezi që të përgjigjen në ndeshjen e madhe që do të luhet nesër ndaj Atalantës.

20 Gusht 2022, 22:53 Nga DOSJA

Tre gola dhe një Inter spektakolar, Lukaku-Lautaro shkelqejnë ndaj

ITALI- E para në San Siro ishte e ëmbël për skuadrën e Simone Inzaghit. Inter shënon tre gola dhe grumbulloi po aq pikë ndaj Spezias, duke detyruar kushërinjtë e tyre kuqezi që të përgjigjen në ndeshjen e madhe që do të luhet nesër ndaj Atalantës.

Ekipi zikaltër kaloi në epërsi në minutën e 35-të me goditjen kirurgjikale të Lautaros ( servirur nga Lukaku). Goli i dytë do të vinte nga Calhanoglu në minutën e 52', mesfushori turk u tregua i saktë përballë portierit Dragowski.

Më pas i erdhi radha Correa-s që të shënonte golin e fundit të takimit në minutën e 82'. Duhet thënë se Spezia nuk goditi asnjëherë në 90 minuta portën e mbrojtur nga Handanovic.

E.Ç (Dosja.al)

inter spezia

Sondazh

Poll