Sport

Milanit nuk i ndahen dëmtimet, Pioli njofton në konferencë mungesën e lojtarit: Ka një problem fizik!

Milan e nisi mbarë kampionatin duke fituar kundër Udineses në 'San Siro', por tani ekipi drejtuar nga Stefano Pioli do të duhet të luajë ndaj një kundërshtari të vështirë, pikërisht me Atalantën në Begamo.

20 Gusht 2022, 16:36 Nga DOSJA
Milanit nuk i ndahen dëmtimet, Pioli njofton në konferencë
Stefano Pioli

ITALI- Milan e nisi mbarë kampionatin duke fituar kundër Udineses në 'San Siro', por tani ekipi drejtuar nga Stefano Pioli do të duhet të luajë ndaj një kundërshtari të vështirë, pikërisht me Atalantën në Begamo.

Gjatë konferencës për shtyp, Pioli njoftoi për një dëmtim të ri pas rikthimit të Giroud dhe Tonalit. Këtë herë jashtë do të jetë Rade Krunic. “I vetmi që nuk do të jetë i disponueshëm nesër do të jetë Krunic i cili kishte një problem të vogël fizik”, tha ai. Sipas mediave italiane, boshnjaku mund të mungojë 1 muaj e gjysmë.

Maldini dhe Massara janë ende në kërkim të një mesfushori të ri, një zëvendësues i Franck Kessié pas përfundimit të kontratës së tij. Prej shumë kohësh emri i ndjekur ishte ai i Renato Sanches, më pas u zbeh, por tashmë po synohet Onyedika, i cili është ndër më favoritët. Ideja për të mos operuar më në merkato po fitonte dalëngadalë terren, por, tabloja tashmë ka ndryshuar rrënjësisht për drejtuesit e klubit kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

milan pioli

Sondazh

Poll