Sport

Në një kampionat me Messin? Jorge Mendes bën lëvizjen intriguese për Cristiano Ronaldon

Marseille do të ketë mundësinë që këtë sezon të luajë në të gjitha kompeticionet. Rikthimi i klubit francez në Champions League është pritur pozitivisht nga lojtarët, tifozët dhe shtypi.

20 Gusht 2022, 16:12 Nga DOSJA

Në një kampionat me Messin? Jorge Mendes bën lëvizjen

FRANCË- Marseille do të ketë mundësinë që këtë sezon të luajë në të gjitha kompeticionet. Rikthimi i klubit francez në Champions League është pritur pozitivisht nga lojtarët, tifozët dhe shtypi. Për t'u dukur mirë në skenën europiane, Pablo Longoria dhe skuadra e tij po punojnë për merkaton. Klubi francez mund të firmosë me Cristiano Ronaldon. Që nga viti 2011, OM nuk ka mundur dot të thyejë supermacinë e PSG.

Duke dashur të largohet nga Manchester United, Cristiano Ronaldo po kërkon pothuajse dëshpërimisht një sfidë të re. Por mosha e tij (37) dhe paga e tij e madhe (17 milionë euro në vit) frenon çdo skuadër. I refuzuar nga shumë klube, CR7 ende nuk e di të ardhmen e tij. Por agjenti i tij, Jorge Mendes, kërkon të studiojë të gjitha mundësitë dhe këtu përmendet emri i Marseille.

Sipas informacioneve të gazetarit italian Niccolò Ceccarini, janë vendosur kontakte mes Jorge Mendes dhe OM në lidhje me Cristiano Ronaldon! Diçka për t'i bërë tifozët më optimistë të Marsejës të ëndërrojnë, specialisti i merkatos nuk ka dyshime. Vetëm se është e vështirë të imagjinohet që klubi i Marsejës të jetë në gjendje të përballojë një çmenduri të tillë, vetëm nëse portugezi ul pretendimet financiare.

E.Ç (Dosja.al)

marseille ronaldo

Sondazh

Poll