Sport

Pasdite historike dhe 'rekordesh' për Harry Kane, dy gëzime në një ditë…

Ai shënoi golin e tij të 185-të, duke parakaluar ‘rekordin’ e argjentinasit Sergio Aguero (184) të Manchester Cityt, duke u bërë lojtari që ka shënuar në Premier League. Kane realizoi edhe golin e 1000-të të Tottenham…

20 Gusht 2022, 16:11 Nga DOSJA

Pasdite historike dhe 'rekordesh' për Harry Kane, dy gëzime

ANGLI - Sulmuesi Harry Kane shënoi golin e fitores për Tottenham të shtunën kundër Wolverhampton dhe u bë lojtari me më shumë gola për një ekip që nga krijimi i Premier League më 1992. Ai shënoi golin e tij të 185-të, duke parakaluar ‘rekordin’ e argjentinasit Sergio Aguero (184) të Manchester Cityt. 

“Kanë qenë 10 vite fantastike, shpresoj të shënoj edhe shumë të tjerë, më pëlqen të shënoj gola. Por gjëja më e rëndësishme është që fituam ndeshje, sepse dhe Wolves na e bëri jetën shumë të vështirë. Ne duhet të punojmë më shumë dhe t'i fillojmë lojërat më mirë”, - tha Kane për ‘BT Sport’.   

Harry Kane shënoi gjithashtu golin e 1000-të të klubit, që nga krijimi i 'Premiership', diçka e arritur deri tani vetëm nga Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.

Pasdite historike dhe 'rekordesh' për Harry Kane, dy gëzime

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll