Sport

Fitore në frymën e fundit për Partizanin, Skuka vesh 'kostumin e superheroit'

Partizani e nis sezonin me fitore. Skuadra kryeqytetase fiton në frymën e fundit përballë Egnatias me shifrat 2-1.

20 Gusht 2022, 21:53 Nga DOSJA

Fitore në frymën e fundit për Partizanin, Skuka vesh

ELBASAN- Partizani e nis sezonin me fitore. Skuadra kryeqytetase fiton në frymën e fundit përballë Egnatias me shifrat 2-1. Njnë ndeshje me ritëm e emocione. Skuadra e Partizanit u gjend në disavantazh në minutën e 32-të të fraksionit të parë teksa Ilir Camaj përfitoi nga një gabimi portierit Bekim Rexhepi.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë Partizani shfaqi më dëshirë në lojë dhe në minutën e 57' Partizani do të shënonte me Engjëll Hotin nga penalltia.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan në tentativat për të fituar ndeshjen dhe u shpërblyen në minutën e 97-të kur Xhuljano Skuka ndëshkoi Egnatian duke veshur edhe njëherë kostumin e Superheroit për Partizanin.

E.Ç (Dosja.al)

partizani skuka

Sondazh

Poll