Sport

Tottenham mposht Wolverhampton, përkohësisht në krye të Premier League…

Pas shpërdorimeve në pjesën e parë, Tottenham ngriti ‘zërin’ në pjesën e dytë ndaj Wolverhampton (1-0), duke hapur ditën e tretë të Premier League. Harry Kane shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

20 Gusht 2022, 15:54 Nga DOSJA
Tottenham mposht Wolverhampton, përkohësisht në krye të
Harry Kane vazhdon të shkruajë histori me Tottenham...

ANGLI - Tottenham tregoi karakter për të fituar në shtëpi ndaj Wolverhampton (1-0), në ndeshjen e parë të ditës së 3-të të Premier League të shtunën. Përballë një kundërshtari që nuk ka qenë i suksesshëm për ta kohët e fundit (tre fitore në katër ndeshjet e fundit për Wolverhampton), lojtarët e Antonio Contes gjithçka e zgjidhën në aktin e dytë të takimit.

Heroi, edhe një herë, ishte Harry Kane. Pasi goditi traversën me kokë (51’), dhe pa shokun e tij Heung-Min Son të gjente shtyllën me një goditje nga e djathta (63’), sulmuesi i kombëtares angleze përfundoi në minutën e 64-t realizoi golin e tij të 250-të për Spurs në të gjitha garat.

Në fund të ndeshjes, kundërsulmet, të cilat e kishin dëmtuar shumë Chelsean javën e kaluar, nuk mjaftuan këtë herë për të zgjeruar diferencën në rezultat. Shtrëngimi i duarve i Antonio Contes me Bruno Lage ishte më i përzemërt se ai me Thomas Tuchel fundjavën e shkuar.

Me këtë fitore, Tottenhami merr përkohësisht frenat e Premierligës, me shtatë pikë nga tre ndeshje, në pritje të rezultateve nga Manchester City dhe Arsenal. Nga ana e tyre, ‘Ujqërit’ vazhdojnë serinë e zezë në kampionat: ata mbeten në një seri prej 10 ndeshjesh të pasuksesshme (tre barazime, shtatë humbje).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll