Sport

E ARTA LUIZA GEGA! Kampione e Europës në 3000 metra me pengesa dhe vendos rekord

Luiza Gega fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Munich.Në finalen e 3000 metrave me pengesa, atletja shqiptare bëri një paraqitje fantastike, duke lënë pas kundërshtaret e saj.

20 Gusht 2022, 22:43 Nga DOSJA
E ARTA LUIZA GEGA! Kampione e Europës në 3000 metra me pengesa dhe
Luiza Gega

GJERMANI- Luiza Gega fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Munich.Në finalen e 3000 metrave me pengesa, atletja shqiptare bëri një paraqitje fantastike, duke lënë pas kundërshtaret e saj.

Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

 

E ARTA LUIZA GEGA! Kampione e Europës në 3000 metra me pengesa dhe

Në vendin e dytë, me 4 sekonda vonesë u rendit atletja gjermane Lea Meyer dhe e treta ajo britanike Elizabeth Bird. Pas finishit, lotë gëzimi për atleten shqiptare, që mori flamurin kuqezi në krahë dhe e valëviti në gjithë pistën.

E.Ç (Dosja.al)

luiza gega

Sondazh

Poll