Sport

Kolapsi i Dortmund, po fitonte 2-0 deri minutën e 89, pastaj pëson 3 gola! Nisin fërshëllimat nga tifozët

Kolapsi i zhurmshëm i Borussia Dortmund në minutat e fundit të javës së tretë të Bundesligës gjermane. Ekipi verdhezi ka dështuar përballë Werder Bremen, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 2-3.

20 Gusht 2022, 18:53 Nga DOSJA

Kolapsi i Dortmund, po fitonte 2-0 deri minutën e 89, pastaj pëson 3

GJERMANI- Kolapsi i zhurmshëm i Borussia Dortmund në minutat e fundit të javës së tretë të Bundesligës gjermane. Ekipi verdhezi ka dështuar përballë Werder Bremen, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 2-3.

Goli i parë u realizua në minutën e 45+2’ nga Brandt’, ndërsa goli i dytë i Dortmund u shënua në minutën e 77’ nga Guerreiro. Werder Bremen ia doli të rihapte ndeshjen, në minutën e 89’ me Buchanan,ndërsa në minutën e 90+3’ miqtë gjetën barazimin me anë të Schmidt.

Werder Bremen nuk u ndal me aq, pasi në minutën e 90+5’ Burke shënoi golin e fitores, në fund të ndeshjes, tifozët nisën fërshëllimat për këtë turp.

E.Ç (Dosja.al)

dortmund bundesliga

Sondazh

Poll