Sport

Polemikat pas Chelsea-Tottenham, gjyqtari i VAR-it, Mike Dean pranon gabimin e tij: "Më duhej ta lajmëroja gjyqtarin"…

“Pashë Romeron duke i tërhequr flokët kundërshtarit për disa sekonda, - ka thënë tha ai për ‘Daily Mail’, - dhe nuk e konsiderova një akt të dhunshëm”.

20 Gusht 2022, 14:54 Nga DOSJA

Polemikat pas Chelsea-Tottenham, gjyqtari i VAR-it, Mike Dean pranon gabimin e

ANGLI - Gjyqtari i VAR-it në ndeshjen në derbin e Londrës, ndërmjet Chelsea dhe Tottenham (2-2) Mike Dean, pranoi gabimin në episodin mes Romeros dhe Cucurellas, që mund të kishte ndryshuar rezultatin e ndeshjes. Zyrtari i VAR-it pranon, se ai duhet të kishte thirrur arbitrin kryesor Anthony Taylor për të kontrolluar, nëse Cristian Romero meritonte apo jo një karton të kuq, për tërheqjen e flokëve të Marc Cucurellas.

“Pashë Romeron duke i tërhequr flokët kundërshtarit për disa sekonda, - ka thënë tha ai për ‘Daily Mail’, - dhe nuk e konsiderova një akt të dhunshëm. Megjithatë, pasi u mendova gjatë pas ndeshjes, them se duhet ta kisha ftuar arbitrin Taylor që ta shikonte dhe ta kontrollon vetë në video atë veprim. Gjyqtari gjithmonë e ka fjalën e fundit, ai vendos."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll