Sport

500 mln euro investim, njihuni me kompleksin në Arabinë Saudite ku Usyk dhe Joshua do të duelojnë

Ditën e dielë, Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do të duelojnë në Arabinë Saudite, për të zhvilluar përballjen e dytë mes tyre.

20 Gusht 2022, 14:04 Nga DOSJA

500 mln euro investim, njihuni me kompleksin në Arabinë Saudite ku

ARABI SAUDITE- Ditën e dielë, Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do të duelojnë në Arabinë Saudite, për të zhvilluar përballjen e dytë mes tyre. “Qyteti Sportiv” ku do të zhvillohet përballja e madhe ka një vlerë rreth 500 milionë euro dhe është një kompleks i madh i përbërë nga një stadium, tre fusha futbolli, gjashtë fusha tenisi dhe një arenë e mbyllur.

Boksieri që ka përjetuar atmosferën brenda arenës me kapacitet prej 10,000 vëndesh është George Groves, kur ai u ndesh me Callum Smith në finalen e Super Serisë Botërore të Boksit në peshën super të mesme në vitin 2018. “Arena ishte e mrekullueshme, ishte e mbyllur dhe ka ajër të kondicionuar”, shprehet Groves për talkSPORT.

“Ishte e mrekullueshme, ishte e mbushur me tifozë. Nuk e di nëse ata ishin tifozë të boksit apo nëse ishin thjesht njerëz të emocionuar që ishte një rast i madh sportiv në qytetin e tyre, por ishte mirë, ishte fantastike”.

E.Ç (Dosja.al)

joshua boks oleksandr usyk

Sondazh

Poll