Bota

Bilanci/ 125 persona rezultojnë të zhdukur në Kosovë që nga janari, shumica të mitur

Ndërkaq, eksperti i sigurisë Avni Islami kërkon nga institucionet që të ndërmerren masa dhe të parandalohen rastet kur prindërit nuk dinë se ku i kanë fëmijët.

20 Gusht 2022, 16:03 Nga F.M
Bilanci/ 125 persona rezultojnë të zhdukur në Kosovë që
Policia e Kosovës

KOSOVË- 125 persona janë raportuar si të zhdukur që nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit korrik në Kosovë. Rastet janë denoncuar nga familjarët në Polici. Përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës bëhet me dije se për periudhën 1 janar-31 korrik 2022, në polici janë evidentuar 125 raste zhdukjesh. KosovaPress raporton se shumica e këtyre rasteve kanë qenë të mitur dhe se i takojnë komuniteteve romë e egjipitianë.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë Avni Islami kërkon nga institucionet që të ndërmerren masa dhe të parandalohen rastet kur prindërit nuk dinë se ku i kanë fëmijët.

“Secili individ që nuk është në mesin e familjarëve të tyre është brengësose për familjen, shoqërinë dhe për shtetin. Pra, në këtë drejtim duhet të punojnë më shumë institucionet e sigurisë të Kosovës, ata që merren me këto raste. Dhe të bëhet identifikimi sa më parë, vendndodhja e tyre dhe në këtë mënyrë që të gjendet sa më parë ata persona që janë zhdukur ose nuk janë lajmëruar që sa kohë në familjet e tyre,”- deklaron ai për KosovaPress.

policia e kosoves kosove

Sondazh

Poll