Bota

Tragjedia në Turqi, bashkëshortja e Erdogan: Ngushëllime familjeve të viktimave

Emine Erdogan ndau në llogarinë e saj në rrjetet sociale ngushëllimin për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre

20 Gusht 2022, 15:16 Nga A.B
Tragjedia në Turqi, bashkëshortja e Erdogan: Ngushëllime
Emine Erdogan

TURQI- Zonja e Parë Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit Recep Tayyip Erdogan, shprehu ngushëllimet e saj për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me 16 viktima në Gaziantep, shkruan Haberturk. Zonja e Parë Erdogan ndau në llogarinë e saj në rrjetet sociale ngushëllimin për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre ndërsa shpreh shërim të shpejtë për personat e lënduar.

"Jam thellësisht e pikëlluar për vdekjen e 16 qytetarëve tanë si pasojë e një aksidenti në autostradën Gaziantep-Nizip. Uroj mëshirën e Zotit për qytetarët tanë që humbën jetën, ngushëllimet e mia, familjeve të tyre dhe shërim të shpejtë për të lënduarit”- tha zonja e parë e Turqisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e sotme në Gaziantep. Mësohet se aksidenti katastrofik ku mbetën të vdekur 16 persona, të plagosur 21 persona, ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit të pasagjerëve me autoambulancën e parkuar dhe zjarrfikësin e ardhur për të ndërhyrë në aksident. Nga ana tjetër, mes të vdekurve janë 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë. Ministri i Drejtësisë Bozdag njoftoi se prokuroria ka nisur një hetim për aksidentin.

emine erdogan aksident ne turqi

Sondazh

Poll