Bota

Apple në “alarm” nga hakerat! Çfarë duhet të bëni, kompania jep zgjidhjen

E meta prek edhe disa modele iPod. Apple nuk tha në raportet se si, ku dhe nga kush u zbuluan dobësitë. Në të gjitha rastet, ai citoi një studiues anonim. 

20 Gusht 2022, 14:11 Nga e.k
Apple në “alarm” nga hakerat! Çfarë duhet të
Apple

SHBA- Kompania Apple tha se një e metë po lejon hakerët që të marrin kontrollin e iPhone-ve, iPad-ëve dhe kompjuterëve Mac, duke u bërë thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të softuerit. 

E meta prek edhe disa modele iPod. Apple nuk tha në raportet se si, ku dhe nga kush u zbuluan dobësitë. Në të gjitha rastet, ai citoi një studiues anonim. 

"Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.

Përditësimet janë aktualisht në dispozicion:

Për telefonat, përdoruesit duhet të instalojnë iOS 15.6.1.
Përdoruesit e iPad duhet të përmirësojnë pajisjet e tyre në iPadOS 15.6.1.
Ata me kompjuterë Mac kanë nevojë për macOS Monterey 12.5.1.

NSO Group është futur në listën e zezë nga Departamenti i Tregtisë i SHBA. Spyware-i i tij dihet se është përdorur në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine kundër gazetarëve, disidentëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Studiuesi i sigurisë Will Strafach tha se nuk kishte parë asnjë analizë teknike të dobësive që Apple sapo ka rregulluar.

apple

Sondazh

Poll