Bota

VIDEO- Superjahti rus i sekuestruar Axioma me vlerë 63 milionë do shitet në ankand

Anija 72.5 milionëshe do të dalë në ankand të martën e për shkak se është e listuar vetëm për një ditë, pritet të shkojë për më pak se vlera e parashikuar.

20 Gusht 2022, 12:47 Nga A.B
VIDEO- Superjahti rus i sekuestruar Axioma me vlerë 63 milionë do
Jahti

RUSI- Një superjaht rus prej 63 milionë funtesh (75 milionë dollarë) do të dalë në ankand, raporton BBC. Axioma u sekuestrua në Gjibraltar në mars pasi banka amerikane JP Morgan pretendoi se pronari Dmitrievich Pumpyansky nuk pagoi një hua prej 17 milion £ (20 milion dollarë).

Anija 72.5 milionëshe do të dalë në ankand të martën e për shkak se është e listuar vetëm për një ditë, pritet të shkojë për më pak se vlera e parashikuar. Në atë jaht mund të akomodohen për të fjetur 12 persona në gjashtë kabina, ka pishinë, xhakuzi, spa, kinema 3D, ski jet dhe pajisje zhytjeje dhe ka hapësirë ​​për 20 anëtarë të ekuipazhit.

Është varka e parë luksoze e kapur që shitet që nga vendosja e kufizimeve ndaj rusëve të fuqishëm pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt.

jahti rus rus

Sondazh

Poll