Bota

Tre shqiptaret ngrenë në ‘këmbë’ klubin e natës në Kosovë, kapen për flokësh e zihen me grushte

Dy prej vajzave kanë mbetur të lënduara si pasojë e sherrit dhe janë shtruar në spital, ndërsa njëra ka përfunduar në komisariat.

20 Gusht 2022, 13:30 Nga F.M
Tre shqiptaret ngrenë në ‘këmbë’ klubin e
Klub nate

KOSOVË- Tre vajza, mes tyre një nga Shqipëria kanë vënë në alarm një klub nate në Kosovë. Bëhet fjalë për diskotekën ‘Zone’ në Prishtinë. Fillimisht vajzat kanë debatuar verbalisht e më pas kanë kapur njëra-tjetrën nga flokët e janë rrahur me grushte.

Dy prej vajzave kanë mbetur të lënduara si pasojë e sherrit dhe janë shtruar në spital, ndërsa njëra ka përfunduar në komisariat.

Gazeta Sinjali shkruan se pas marrjes së mjekimit, me urdhër të prokurorit, I.M., dhe L.I., të dyja të rejat i janë bashkuar shoqes së tyre e janë dërguar në paraburgim për 48 orë. Kjo është hera e dytë që këto vajza zihen me njëra-tjetrën. Sherri i parë kishte ndodhur para një jave.

kosove sherr ne kosove

Sondazh

Poll