Bota

“Serbia po kërcënohet me luftë, ju po merreni me paradën e krenarisë”, thotë Daçiç

Kryetari i Partisë Socialiste Serbe, Iviça Daçiç tha se Vuçiç ka luftuar me sukses dhe me vendosmëri për paqen dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të Serbisë.

20 Gusht 2022, 12:53 Nga s.s
“Serbia po kërcënohet me luftë, ju po merreni me
Vuçiç dhe Daçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka luftuar me sukses dhe me vendosmëri për paqen dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të Serbisë, në bisedimet e 18 gushtit në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë Iviça Daçiç, kryetari i Partisë Socialiste Serbe.

Daçiç ka theksuar se shkaku i të gjitha probleme është sjellja dhe politika e palës kosovare, e cila sipas pretendimit të tij refuzon çdo kompromis dhe marrëveshje.

“Kemi nevojë për unitet politik në këto momente të vështira kur vendi dhe populli ynë kërcënohet nga lufta, dhe çdo abuzim politik me tema të ndryshme si përhapja e lajmeve të rreme për rritje të çmimeve, e çështja e paradës së krenarisë dëmtojnë interesat e vendit dhe popullit tone. Partia ime jep mbështetje të plotë presidentit Vuçiç në këto ditë kur po merren vendime për interesat jetike të Serbisë, por edhe për interesat e popullit serb që jeton në Kosovë”, tha Daçiç.

aleksander vucic iviça daçiç

Sondazh

Poll