Bota

Rrëzimi i Abazoviçit/ Zyrtari i lartë në BE: Malit të Zi i duhet një qeveri vërtet pro-evropiane

Me anë të një postimi në Twitter ai shprehet se është i gatshëm që të ndihmojë në një zgjidhje të shpejtë.

20 Gusht 2022, 14:38 Nga e.k
Rrëzimi i Abazoviçit/ Zyrtari i lartë në BE: Malit të
Vladimir Bilçik

MALI I ZI- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik është shprehur se pas rrëzimit të qeverisë së Abazoviç Malit të Zi i duhet një qeveri vërtet pro-evropiane, e cila do t'i japë përparësi reformave strategjike të BE-së në raport me interesat e ngushta politike.

Me anë të një postimi në Twitter ai shprehet se është i gatshëm që të ndihmojë në një zgjidhje të shpejtë.

"Pas votimit të mbrëmshëm të mosbesimit, Malit të Zi ka nevojë për një qeveri të vërtetë pro -qeveritare që mund t'i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike. Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE kur të menaxhojë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme. Ne jemi gati për të ndihmuar", shkruan ai.

 

Kuvendi i Malit të Zi  ka votuar mosbesimin e qeverisë së Dritan Abazoviqit me votat e 50 deputetëve pas 12 orëve diskutime të forta në Kuvend, Abazoviç nuk i "mbijetoi" mocionit edhe pse ofroi një marrëveshje për partitë opozitare që përfshinte rikonstruktimin e qeverisë. Marrëveshja me Kishën Serbe është dhe "molla e sherrit" mes tij dhe partisë së presidentit Gjukanaviç. 

votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll