Bota

VIDEO/ Tornado në Itali, erdhi furishëm nga deti dhe ngriti gjithçka në ajër, njerëzit vrapojnë për të shpëtuar

Një tornado në Kozenca të Italisë ka shkatërruar gjithçka që kishte afër bregdetit të Guardia Piemontese.

20 Gusht 2022, 12:27 Nga s.s
VIDEO/ Tornado në Itali, erdhi furishëm nga deti dhe ngriti
Tornado në Itali

ITALI- Pasditen e djeshme, një tornado në Kozenca të Italisë ka shkatërruar gjithçka që kishte afër bregdetit të Guardia Piemontese.

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg. Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër, raporton fanpage.it.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë. 

tornado itali bregdet

Sondazh

Poll