Bota

Fotoja që përloti botën, 15-vjeçari me kancer ngushëllon vëllain e tij pasi i tregoi se do të vdiste

Një imazh tronditës që tregon një djalë 15-vjeçar, i cili vuan nga kanceri, teksa ngushëllon vëllain e tij që qante pasi i tregoi se do të vdiste së shpejti.

20 Gusht 2022, 12:42 Nga s.s
Fotoja që përloti botën, 15-vjeçari me kancer
Foto e vëllait duke puthur Ian

SHBA- Një imazh tronditës që tregon një djalë 15-vjeçar, i cili vuan nga kanceri, teksa ngushëllon vëllain e tij që qante pasi i tregoi se do të vdiste së shpejti, ka përlotur shumë njerëz. Adoleshenti, i quajtur Ian, u diagnostikua me osteosarcoma, një lloj kanceri i kockave, në vitin 2019. Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe muajsh kimioterapie, familja e tij u gëzua kur mësoi se ai ishte pa kancer, raporton Daily Mail.

Megjithatë, në nëntor 2021, ata zbuluan se sëmundja jo vetëm që ishte kthyer,  por se ishte përhapur edhe në të gjithë trupin e tij. Tani, atij dhe familjes i është thënë 'se nuk mund të bëjnë asgjë tjetër' dhe se jeta e tij do të marrë fund tragjikisht 'së shpejti'. Kur Ian ndau lajmin e tmerrshëm me vëllain e tij më të vogël, Pjetrin, mosha e të cilit nuk dihet, ai shpërtheu në lot.

Teksa zbuloi se vëllai i tij i kishte ditët e numëruara, Piteri i vogël filloi të qante në krahët e tij, por Ian, duke mbajtur një fytyrë të guximshme, e ngushëlloi dhe i kërkoi falje që nuk e mundi dot kancerin. Këtë foto mallëngjyese mes dy vëllezërve u postua në Facebook nga një burrë i quajtur Benjamin Elliott, lidhja e të cilit me Ian dhe Peter nuk dihet. Ai tregoi se Ian po e mbante vëllanë e tij më të vogël 'të shtrënguar si kurrë më parë' teksa djali i vogël u mbështet në gjoksin e tij dhe qante, por në video Ian shihet duke i dhënë Pjetrit një puthje në ballë.

shba diagnostifikim kancer

Sondazh

Poll