Aktualitet

Përleshen dy klientë në një lokal në Ndroq, njëri përfundon në spital, tjetri arratiset

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. 

20 Gusht 2022, 13:02 Nga F.M
Përleshen dy klientë në një lokal në Ndroq, njëri
Foto Ilustruese

TIRANË- Një sherr mes dy personave ka ndodhur këtë paradite në një lokal në Ndroq. Mësohet se F. M., gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta shtetasin P. T.. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. 

Njoftimi:

Më datë 20.08.2022, në Ndroq, në ambientet e një lokali, shtetasi F. M., gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. T., i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes ndroq sherr ne ndroq

Sondazh

Poll