Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përfundon poshtë rrotave të “Fuoristradës”, vdes në spital

Agron Toska u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. I moshuari ndërroi jetë pasi nuk përballoi dot plagët e marra.

20 Gusht 2022, 12:17 Nga A.B
Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përfundon poshtë
Pamje nga aksidenti

BERAT- Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur ditën e sotme në lagjen 'Çelepis'. Mjeti tip Fuoristradë 'Tuareg', i drejtuar nga Arlind Muçogllava goditi Agron Toskën, 71-vjeçarin i cili po qarkullonte përpara tij me biçikletë. Ky i fundit është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Kanë qënë forcat zjarrëfikëse ato të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga mjeti të moshuarin. I plagosuri, u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, aty ku ndërroi jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 12:00 , në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat, shtetasi A.M., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasin A.T., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne berat agron toska

Sondazh

Poll