Aktualitet

AKU bllokon thertoren e paligjshme në Gjirokastër! Konfiskohet mish pa vulë

AKU njofton se janë konfiskuar 50.9 kg mish në thertoren në pronësi  të shtetasit me inicialet “M.Ç”, ku është është konstatuar se procesi i therjes së kafshëve bëhej në mënyrë të paligjshme, jashtë normave higjieno-sanitare dhe kritereve tekniko-teknologjike.

20 Gusht 2022, 13:54 Nga e.k
AKU bllokon thertoren e paligjshme në Gjirokastër! Konfiskohet mish pa
Thertorja e bllokuar

GJIROKASTËR- Këtë të shtunë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar një thertore të paligjshme në qytetin e Gjirokastrës si dhe ka sekuestruar mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

AKU njofton se janë konfiskuar 50.9 kg mish në thertoren në pronësi  të shtetasit me inicialet “M.Ç”, ku është është konstatuar se procesi i therjes së kafshëve bëhej në mënyrë të paligjshme, jashtë normave higjieno-sanitare dhe kritereve tekniko-teknologjike.

 “Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masë të menjëhershme të bllokimit të ambienteve të therjes, bllokimin dhe sekuestrimin e sasisë së mishit në sasinë e 50.9 kg të gjendur në subjekt, duke e ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Për therje të paligjshme dhe tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, AKU bëri kallëzim për rastin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër. Gjithashtu në një njësi tregtimi mishi, është konstatuar se tregtohej, mish i papajisur me vulë dhe certifikatë veterinare.

autoriteti kombetar i ushqimit

Sondazh

Poll