Bota

Dy anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

2 anije të tjera që transportonin grurë janë larguar nga ujërat ukrainase, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

20 Gusht 2022, 11:18 Nga s.s
Dy anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina
Anije me grurë

UKRAINË- Dy anije të tjera që transportonin grurë janë larguar nga ujërat ukrainase, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Zumrut Ana dhe MV Ocean S janë të ngarkuar me 6,300 ton vaj luledielli dhe 25 mijë ton grurë, raportoi Ministria e Mbrojtjes së Turiqsë.

Kjo do të thotë se gjithsej 27 anije janë larguar nga portet e Detit të Zi të Ukrainës që kur u ndërmjetësua një marrëveshje nga OKB-ja për të lejuar kalimin e sigurt.

Një qendër e përbashkët koordinimi, e cila u krijua si pjesë e marrëveshjes, nuk tha se ku po shkonin anijet, raporton BBC.

Por të gjitha anijet kontrollohen fillimisht në Turqi sipas kushteve të marrëveshjes.

lufta ukraine-rusi ukraine anije me grure

Sondazh

Poll