Bota

Zelensky: Inspektimi i centralit bërthamor mund të rivendosë sigurinë

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime pranë zonës. Zelensky tha se një vizitë e inspektorëve ndërkombëtarë mund të mundësojë rivendosjen e sigurisë në vend.

20 Gusht 2022, 11:30 Nga s.s
Zelensky: Inspektimi i centralit bërthamor mund të rivendosë
Zelensky

UKRAINË- Gjatë javës së fundit Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime pranë zonës, duke shkaktuar shqetësime për potencialin për një katastrofë bërthamore. Të premten, presidenti rus Vladimir Putin tha se zyrtarëve të OKB-së do t'u jepet leja për të vizituar dhe inspektuar kompleksin bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se një vizitë e inspektorëve ndërkombëtarë mund të mundësojë rivendosjen e sigurisë në vend, por ai shtoi se detajet specifike të misionit janë ende duke u diskutuar, raporton BBC.

Në fjalimin e tij të natës me video, Zelensky tha: "Me këtë mision, mund të fillojë rivendosja e sigurisë së plotë në ZNPP dhe në Enerhodar, i cili është qyteti ku ndodhet termocentrali bërthamor”.

Por ai paralajmëroi se nëse "shantazhi rus me rrezatim" vazhdon, "kjo verë mund të hyjë në historinë e vendeve të ndryshme evropiane si një nga më tragjikët e të gjitha kohërave".

Rusia duket se ka hequr dorë nga kërkesa e saj që inspektorët duhet të udhëtojnë nëpër territorin e kontrolluar nga Rusia. Nëse konfirmohet, misioni mund të sugjerojë një ulje të mundshme të krizës rreth objektit bërthamor. Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se ishte i gatshëm të drejtonte vetë një vizitë në stacion.

zelensky putin

Sondazh

Poll