Aktualitet

Aksidenti me 2 viktima në Mirditë/ Pamjet horror, mbrojtësja anësore mes për mes makinës

Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij e për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

20 Gusht 2022, 09:16 Nga DOSJA
Aksidenti me 2 viktima në Mirditë/ Pamjet horror, mbrojtësja
Aksident

MIRDITË- Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga aksi rrugor "Milot – Tuneli Kalimashit", në vendin e quajtur "Vau Shkjeze", Rrubik, aty ku ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën dy personave. 

Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij e për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Siç shihet nga foto, mbrojtësja ka çarë përmes mjetin duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të rinjve.

Aksidenti me 2 viktima në Mirditë/ Pamjet horror, mbrojtësja

Nga përplasja kanë ndërruar jetë në vend pasagjerët Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç nga Tirana.

Drejtuesi i mjetit u transportua për te Trauma e mësohet se gjendja e tij është e rëndë. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne mirdite marsel busho denis gjeta marius ceca

Sondazh

Poll