Sport

Merkato e Liverpool e mbyllur? Dëmtimet ndryshojnë planet e Jurgen Klopp

Liverpool vendosi të mbyllte merkaton hyrëse dy javë para fundit. Trajneri Jurgen Klopp ka insistuar se nuk do të ketë prurje të reja, por të kuqtë po përjetojnë një mini-krizë sa i përket dëmtimeve

18 Gusht 2022, 19:51 Nga DOSJA

Merkato e Liverpool e mbyllur? Dëmtimet ndryshojnë planet e Jurgen

ANGLI- Liverpool vendosi të mbyllte merkaton hyrëse dy javë para fundit. Trajneri Jurgen Klopp ka insistuar se nuk do të ketë prurje të reja, por të kuqtë po përjetojnë një mini-krizë sa i përket dëmtimeve, shtuar edhe kartonin e kuq të Darëin Nunez. Një situatë e tillë ka bërë që tekniku gjerman të tundohet dhe të zhytet sërish në merkato.

Reparti i mesfushës është më problematiku, pasi së fundmi u dëmtua dhe Thiago. Merkatoja e verës ende nuk është mbyllur dhe në media është përfolur se Liverpooli do të transferojë edhe një lojtar në mesfushë.Gjermani në ndeshjen e parë nuk kishte në dispozicion plot shtatë lojtarë.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool klopp

Sondazh

Poll