Aktualitet

Kanabis me postë nga Britania/ 'Ku je mor daj', mesazhi që i erdhi të rinjve, Gjykata i lë në burg

Në dosjen e Prokurorisë ka dhe detaje që lidhin Vatën e Shehun në këtë skeme trafikimi lëndësh narkotike.

19 Gusht 2022, 12:40 Nga A.B
Kanabis me postë nga Britania/ 'Ku je mor daj', mesazhi që i

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të rinjtë Mariglen Vata dhe David Shehu, të cilët merrnin kanabis me postë nga Mbretëria Bashkuar.

Në dosjen e Prokurorisë ka dhe detaje që lidhin Vatën e Shehun në këtë skeme trafikimi lëndësh narkotike. Në momentin që Shehu po arrestohej, shoku i tij e ka telefonuar disa herë për ta pyetur ku është, dhe kur nuk i është përgjigjur, ai i ka shkruar një mesazh: Ku je mor daj mor burr.

Policia kapi në flagrancë në Durrës, brenda një taksie David Shehun, të cilin e kishte dërguar Vata të merrte porosinë. Droga vinte me postë nga Anglia, ndërkohë ky është operacioni i dytë brenda pak kohësh kundër trafikut të drogës nëpërmjet postës nga Mbretëria Bashkuar.

mariglen vata david shehu

Sondazh

Poll