Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Berisha: Dialogu është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës
Berisha e quan rëndësi të madhe takimin që u zhvillua në Bruksel mes dy vendeve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i domosdoshëm për kapërcimin e krizës. Kjo deklaratë u tha gjatë konferencës me gazetarët, aty ku Berisha e quan rëndësi të madhe takimin që u zhvillua në Bruksel mes dy vendeve.
'Në Bruksel ka pasur zhvillime shumë të rëndësishme për rajonin. E kam quajtur dhe e konsideroj të një rëndësie shumë të madhe, takimin që u zhvillua në selinë e NATO-s, midis Sekretarit të Përgjithshëm , Presidentit të Serbisë, Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, Stoltenberg, përsëriti vendosmërinë e NATO-së për të garantuar stabilitetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës është për rajonin dhe më gjerë dhe këtu morën një mesazh të fortë dhe të qartë, të gjithë ata që punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Aleksandër Vuçiç por dhe sivëllai i tij Edi Rama. Po kështu, Sekretari i Përgjithshëm u kërkoi palëve që kundërshtitë t’i zgjidhin me dialog dhe e mbështesim plotësisht këtë qëndrim të Sekretarit të Përgjithshëm që kontribon në mënyrë paqësore në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Të nesërmen e takimit, Kryeministri Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç zhvilluan takime me z. Borrell dhe emisarin e BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak.
Një takim mund të themi, edhe pse nuk pati rezultatet konkrete për çështjet, ishte pozitiv sepse të dy palët ranë dakord që të mos bëjnë shumë diplomacinë e altoparlantit po të vazhdojnë bisedimet dhe negociatat dhe urojmë që të dominojë arsyeja. Beogradi të heqë dorë nga projekti i Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan. Të gjitha që unë kam lexuar, deklarata të paanashme, flasin se çështja e targave dhe letërnjoftimeve siç e kërkon qeveria e Kosovës është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura midis dy palëve në Bruksel. Sidoqoftë, unë mendoj dhe besoj se dialogu midis palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës të krijuar nga qëndrime absolutisht të pambështetura në marrëveshje të Vuçiç ndaj problemit të targave dhe letërnjoftimevetë serbëve në Kosovë“.'- u shpreh Berisha.
Sondazh
Procesi i primareve për zgjedhjet vendore, Berisha i qartë: Koalicion do ketë
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i qartë ditën e sotme se do të ketë koalicion për ...
'KE po nxjerr kartonin e kuq'/ Berisha: Nuk i lihet Ramës në dorë fati i çeljes së negociatave, ai po i shtyn
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është ai që po t...
Projektligji i PS për ish-sigurimsat, Berisha: Ata po bëjnë ligjin anti-Meta, bazohet në shpifje
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur projektligjit të PS për i...
Berisha: Krimi përgjaku vendin, Rama inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama po inkurajon bandat për t...
'Pasaporta e artë shqiptare'/ Berisha: Kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të rajonit
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti nismën e pasaportave të arta si thirrje e kryeministrit Edi Rama ndaj narko ...
Drejt përçarjes me Ramën? Kryebashkiaku i Hasit: Jemi diskriminuar nga qeveria, asnjë investim
Liman Morina dhe Edi Rama HAS- Kryetari i Bashkisë së Hasit Liman Morina ka deklaruar se bashkia që drejton ai është lën...
Meta: Duhet referendum, shtatori do të jetë pranvera e demokracisë
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. ...
Tenderi i OST për trajtime kozmetike, Meta: Kulmi i marrëzisë
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. ...
Meta: 1 km rrugë në Shqipëri kushton 6 herë më shumë se sa në Serbi
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjat&...
Meta nga Elbasani: Qarku më i varfër pas Kukësit, qeveria e ka braktisur
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjat&...
