Politike

'Pasaporta e artë shqiptare'/ Berisha: Kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të rajonit

Kreu i PD-së tha se pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës e trafiqeve dhe krimit.

19 Gusht 2022, 12:11 Nga A.B

'Pasaporta e artë shqiptare'/ Berisha: Kanal i zi për

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti nismën e pasaportave të arta si thirrje e kryeministrit Edi Rama ndaj narko trafikantëve. Gjatë konferencës për mediat, kreu i PD-së tha se pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës e trafiqeve dhe krimit rajonal. Sipas Berishës, vendi ynë po kthehet në një kanal të zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës.

'Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: “narko-trafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës bashkohuni në Shqipëri”. PD deklaron se pas nisjes për legalizimin e kanabisit, ligjin për amnistinë fiskale, legalizimin e parave të krimit që hyjnë nga jashtë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë e i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës trafiqeve dhe krimit rajonal evropian dhe botëror. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse pasaporta e artë në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të pashpirtë të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka quajtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisin e saj'- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll