Politike

'KE po nxjerr kartonin e kuq'/ Berisha: Nuk i lihet Ramës në dorë fati i çeljes së negociatave, ai po i shtyn

Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është ai që po tenton që të bllokojë negociatat me Bashkimin Europian. 

19 Gusht 2022, 12:31 Nga A.B
'KE po nxjerr kartonin e kuq'/ Berisha: Nuk i lihet Ramës në
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është ai që po tenton që të bllokojë negociatat me Bashkimin Europian. 

'BE po kundërshton nismat e Ramës, ai servir nisma për krimin e drogën. Të gjitha këto përbëjnë shqetësim për Europën. Këto janë arsyet se përse Komisioni Europian po nxjerr kartonin e kuq. Dënoj me ashpërsinë më të madhe pasaportën e artë të Edi Ramës, si një thirrje për trafikantët, kriminelët, por edhe terroristët nga mbarë bota, paguani që të mblidheni në Shqipëri. Paralajmëroj Edi Ramën se këto praktika me sa duket kanë edhe një qëllim të dytë politik, bllokimin e procesit të negociatave me BE. Është e vërtetë që konferenca e parë është mbajtur, sikundër që negociatat nuk janë hapur në kuptimin që procesi do rifillojë pas disa shqyrtimeve që do të bëhen gjatë këtyre muajve në një konferencë të dytë. Ka një mënyrë për ta shtyrë në kalenda konferencën e dytë, është kjo që bën Edi Rama me pasaportën e artë dhe dhënien me koncesion të shtetësisë. E paralajmëroj në mënyrë serioze se këto praktika do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita. Sikundër, paralajmëroj çdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare. Ndaj të mos bien pre e një skeme të madhe mashtrimi. Ky është qëndrimi i PD ndaj këtij procesi në të cilën Edi Rama kërkon të forcojë pushtetin e tij nëpërmjet krimit, drogës dhe mafies.. '- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll