Politike

Meta: 1 km rrugë në Shqipëri kushton 6 herë më shumë se sa në Serbi

Po ashtu ai ka theksuar se këto 9 vite që kemi në krye qeverinë Rama kemi regres skandaloz, ndërkohë që shtoi se ne jemi të parët në Evropë për kontrata koncensionare.

18 Gusht 2022, 19:24 Nga I.A
Meta: 1 km rrugë në Shqipëri kushton 6 herë më
Ilir Meta

ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Meta ka deklaruar se në Shqipëri ka ligj investitor strategjik që shpik investitorë. Po ashtu ai ka theksuar se këto 9 vite që kemi në krye qeverinë Rama kemi regres skandaloz, ndërkohë që shtoi se ne jemi të parët në Evropë për kontrata koncensionare. Gjithashtu Meta ka shtuar se një rrugë e rë në Shqipëri kushton 6 herë më shumë se sa në Serbi, duke nënvizuar se në vendin tonë në vit minimumi 200 milionë euro janë vjedhje.

"Nëse e krahasojmë ka një regres skandaloz në këto 9 vite, që kemi kryeministrin aktual. Të parët në Europë për kontrata koncensionare që shumica janë emra të lidhur me qeverinë, të kritikuar nga FMN, BE nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe janë rreziqe që i merr përsipër populli shqiptar. Kemi ligje të bëra me emra dhe ju jeni dëshmitarë. Ka ligj për investitor strategjik që shpik investitorë. Qeveria shpik investitorë strategjikë që janë klientë të qeverisë dhe që operojnë në emër të saj.  Ndërkohë borxhi sa vjen dhe përkeqësohet sepse merret për qëllime luksi dhe projekte që nuk gjenerojnë të ardhura. Braktisen angazhimet ndërkombëtarë për korridore euopiane. Ato braktisen sepse braktisen disa detyrime që ne i kemi edhe ligjore dhe dëgjojmë projekte të çmendura me 20 mln km. Një rrugë e re në Shqipëri kushton 6 herë më shtrenjtë se në Serbi. Politika e fasadave 650 mln euro gati çdo vit dhe nuk ka të bëjmë me zhvillimin . Minimumi 200 mln euro janë vjedhje e pastër”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll