Politike

Meta nga Elbasani: Qarku më i varfër pas Kukësit, qeveria e ka braktisur

Po ashtu ai ka deklaruar se qeveria e ka braktisur komplet këtë qytet, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi për të rinjtë e Elbasanit. 

18 Gusht 2022, 19:13 Nga I.A
Meta nga Elbasani: Qarku më i varfër pas Kukësit, qeveria e ka
Ilir Meta

ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se qaeku i Elbasanit është qarku më i varfër në Shqipëri pas Kukësit. Po ashtu ai ka deklaruar se qeveria e ka braktisur komplet këtë qytet, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi për të rinjtë e Elbasanit. 

"Për fat të keq Elbasani që është një nga katër qarqet më të mëdha të vendit dhe me një pozitë të lakmueshme jo vetëm gjeografike por edhe me shumë resurse ekonomike. Është në një situatë të rëndë dhe tepër kritike sot. Për këtë më mirë se kushdo tjetër flasin vetë treguesit. Elbasani rezulton sot qarku më i varfër për të ardhurat për banorët pas Kukësit. Ky është një problem i madh që tregon për lënien pas dore të këtij qyteti dhe këtij qarku. Që tregon për mungesën e mundësive për të rinjtë dhe të rejat. Që tregon se Elbasani është i braktisur në perspektivën e vet edhe pse nuk është i vetmi. Për të qenë më të saktë. Në rast se Kukësi është qarku me të ardhurat më të ulëta i vendit tonë, Elbasani renditet i dyti me 398 mijë lekë duke qenë 30.3% nën mesataren e vendit. Një nivel i dobët që vjen jo vetëm për arsye të moszhvillimit por edhe për shkak se Elbasani është i përqendruar te bujqësia që është dega më e braktisur dhe e goditur”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll