Politike

Tenderi i OST për trajtime kozmetike, Meta: Kulmi i marrëzisë

Gjatë fjalës së tij Meta ka komentuar tenderin e hapur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për trajtim kozmetik të punonjësve femra.

18 Gusht 2022, 19:35 Nga I.A
Tenderi i OST për trajtime kozmetike, Meta: Kulmi i marrëzisë
Ilir Meta

ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Meta ka komentuar tenderin e hapur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për trajtim kozmetik të punonjësve femra. Ai ka deklaruar se ky është kulmi i marrëzisë, pasi jemi në një kohë varfërie. 

“Kemi nivelin më të ulët të të ardhurave për banorë. 50% më pak se sa Serbia, ndërkohë që dikur kemi qenë më mirë se sa ata. Edhe për pagat edhe pensionet, i kemi më të ulëta, por çmimet dhe taksat i kemi më të larta. Kjo është arsyeja se pse nuk vijnë investitor këtu. Shkojnë në Mal të zi dhe Maqedoni. Këtu vijnë ata që duan të pastrojnë para, investitorë të Ndraghet-ës dhe të ngjashëm me ta. Shihni se si sillet qeveria me çmimin e naftës. Çmimi i naftës në bursa është më i ulët tani në burse se sa ishte para luftës, këtu është në nivelet më të larta. Partia e Lirisë ka paraqitur në vend një propozim për heqjen e taksës së qarkullimit. Nga ajo taksë grumbullohen rreth 200 mije euro në vit, por pjesa tjetër 10 % e saj shkon për mirëmbajtje. Të tjerat shkojnë për projekte luksi. Përfshi dhe këto tenderin për kozmetikën e punonjësve, u njohëm kohët e fundit. Këto janë gjera dmth …është Kulmi i marrëzisë në këto kohë varfërie dhe në këto kohë tronditje të mëdha sociale të shoqërisë dhe familjes shqiptare. E vetmja që nuk tronditet është qeveria”, tha ai.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender për trajtimin kozmetik të punonjëseve të kompanisë. Skerdi Drenova, kreu i OST-së ka hedhur firmën në një kërkesë për tender për sigurimin e punonjësve, ku kërkohet që punonjësit e OST-së të marrin ndihmë mjekësore në privat.

 

 

 

 

 

ilir meta

Sondazh

Poll