Berisha: Krimi përgjaku vendin, Rama inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje
Berisha shprehet se dënon me ashpërsinë të madhe këtë qëndrim që po mban Rama
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama po inkurajon bandat për të kryer vrasje, duke u thënë që 'të hanë kokat e tyre'. Berisha shprehet se dënon me ashpërsinë të madhe këtë qëndrim që po mban Rama si dhe tha se dënon vrasjet që po ndodhin në rrugë dhe sheshet e qyteteve.
'Gjatë kësaj jave, shqiptarët kanë parë se rendi dhe siguria e tyre janë tërësisht në dorë të bandave dhe krimit. Në një hark kohor 12 orë u përgjakën rrugët e Elbasanit, Sarandës dhe Panajasë në Vlorë. Nuk duhet të marr hua një shprehje në të cilën policia rezulton për të numëruar gëzhojat, por dua të them se policia rezulton për të na thënë kryesisht se vrasësit u zhdukën në drejtim të paditur. E vërteta është se, substrati i këtyre përgjakjeve, i këtyre vrasjeve, qëndron në faktin se janë bandat e krimit që kontrollojnë në çdo qelizë këtë shtet. Janë në një farë mënyre shteti real i këtij vendi. Ndërkohë, platforma zyrtare e Edi Ramës për luftën kundër krimit siç e dini është hani sa më shumë kokën e njëri-tjetrit. E thotë këtë një kryeministër i cili qeveris në një vend që ka firmosur Konventa Ndërkombëtare dhe e ka ndaluar me Kushtetutë dënimin me vdekje. Pra, atë që shteti e ka ndaluar, kryeministri i vendit ua lejon bandave dhe inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim, dënoj vrasjet e shëmtuara në rrugët dhe sheshet e qyteteve. Garantoj shqiptarët se qëndrimi ynë do të jetë zero tolerancë ndaj krimit. Ne do t’u japim bandave të qeverisë atë vend që meritojnë së bashku me qeverinë e tyre.'- u shpreh Berisha.
Sondazh
'Pasaporta e artë shqiptare'/ Berisha: Kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të rajonit
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti nismën e pasaportave të arta si thirrje e kryeministrit Edi Rama ndaj narko ...
Drejt përçarjes me Ramën? Kryebashkiaku i Hasit: Jemi diskriminuar nga qeveria, asnjë investim
Liman Morina dhe Edi Rama HAS- Kryetari i Bashkisë së Hasit Liman Morina ka deklaruar se bashkia që drejton ai është lën...
Meta: Duhet referendum, shtatori do të jetë pranvera e demokracisë
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. ...
Tenderi i OST për trajtime kozmetike, Meta: Kulmi i marrëzisë
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. ...
Meta: 1 km rrugë në Shqipëri kushton 6 herë më shumë se sa në Serbi
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjat&...
Meta nga Elbasani: Qarku më i varfër pas Kukësit, qeveria e ka braktisur
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjat&...
Situata kriminale në vend, ironizon Meta: Policia e specializuar për mbledhjen e gëzhojave
Ilir Meta ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjatë...
BIRN: PD dhe PS fajësohen për dështimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore
Komisioni Kuvendi humbi 6 muaj për reformën e re zgjedhore pasi komisioni i posaçëm i ngritur me këtë qëllim më d...
Gati ligji i ri nga PS, dokumenti: Spiunëve ju ndalohet kandidimi, shkarkohen ose humbin mandatet
Edi Rama TIRANË- Shumica socialiste i ka gati ndryshimet e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit përmes të cilave synohet ndalimi n...
Balliu: Rama u ka dhënë licencë bandave për të vrarë, policisë i ka thënë mos i prekni
Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu TIRANË- Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i ftuar n&eu...
