Politike

Situata kriminale në vend, ironizon Meta: Policia e specializuar për mbledhjen e gëzhojave

Po ashtu Meta ka theksuar se në vend promovohen policët që nuk bëjnë detyrën dhe që janë pjesë e grupeve të krimeve. 

18 Gusht 2022, 19:11 Nga I.A
Situata kriminale në vend, ironizon Meta: Policia e specializuar për
Ilir Meta

ELBASAN- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e PL-së në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Meta ka komentuar situatën kriminale në vend, si dhe ka ironizuar për moszbardhjen e ngjarjeve. Ai u shpreh se policia në vend është e specializuar për mbledhjen e gëzhojave, pasi autorët nuk po arrijnë ti kapin. Po ashtu Meta ka theksuar se në vend promovohen policët që nuk bëjnë detyrën dhe që janë pjesë e grupeve të krimeve. 

"Ky nuk është i vetmi problem. Një qytet i njohur për qytetarinë është kthyer në qytet të demonstrimit të forcës dhunës dhe viktimave pa fund. kjo është përgjegjësi e drejtë për drejtë e kryeministrit si nxitës, të grupeve të të fortëve dhe nënshtrimit të shtetit. Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri. Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën. Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll