Sport

E fundit nga Franca: "PSG sapo ka dërguar ofertën e fundit për Skriniar, zbulohen detajet!

Lajme të reja për Milan Skriniar. Sipas L'Equipe (konkretisht gazetari Loic Tanzi), PSG i ka dërguar Interit një ofertë të re për mbrojtësin sllovak (shuma e së njëjtës nuk dihet ende).

18 Gusht 2022, 19:35 Nga DOSJA

E fundit nga Franca: "PSG sapo ka dërguar ofertën e fundit

ITALI- Lajme të reja për Milan Skriniar. Sipas L'Equipe (konkretisht gazetari Loic Tanzi), PSG i ka dërguar Interit një ofertë të re për mbrojtësin sllovak (shuma e së njëjtës nuk dihet ende). Në të njëjtën kohë, klubi francez ka njoftuar klubin zikaltër se ky propozim ekonomik nuk do të rishikohet më lart, duke pasur parasysh kontratën e lojtarit që përfundon në vitin 2023.

Prandaj, mesazhi është i qartë: merre ose lëre. Topi tani është në këmbët e presidentit Zhang. Vendimi i Luis Campos për t'u rikthyer te Skriniar do të ishte rezultat i një jo të Leipzig-ut për mbrojtësi Mohamed Simakan.

E.Ç (Dosja.al)

skriniar inter psg

Sondazh

Poll