Sport

Figo dhe “tradhtia e shekullit”, vjen dokumentari i Netflix që do të zbulojë gjithë të vërtetën: Ne u mahnitëm nga... (video)

Vera sportive e vitit 2000 u shënua nga transferimi befasues i Luis Figos nga Barcelona te Real Madrid. Florentino Pérez bëri një goditje në merkato pas ardhjes si president i klubit madrilen.

18 Gusht 2022, 18:51 Nga DOSJA

Figo dhe “tradhtia e shekullit”, vjen dokumentari i Netflix që

SPANJË- Vera sportive e vitit 2000 u shënua nga transferimi befasues i Luis Figos nga Barcelona te Real Madrid. Florentino Pérez bëri një goditje në merkato pas ardhjes si president i klubit madrilen. Përfundimet dhe detajet e këtij operacioni shpjegohen në The Figo Case: The Signing of the Century, filmi dokumentar i drejtuar nga David Tryhorn dhe Ben Nicholas (Pelé) që Netflix do të shfaqet premierë më 25 gusht.

Dokumentari është rezultat i më shumë se 30 orësh intervistash me protagonistët e firmës, si vetë Luis Figo, Florentino Pérez dhe agjenti i futbollistit Jose Veiga. Së bashku me ta, ish-futbollistë si Roberto Carlos, Fernando Hierro, Paulo Futre dhe Pep Guardiola, tani trajner i Manchester Cityt dhe ish-shoku i skuadrës së Figo-s te Barcelona. Në dokumentar marrin pjesë edhe ish-presidenti i Barçës, Joan Gaspart, ish-lojtari, trajneri dhe menaxheri i përgjithshëm i Real Madrid, Jorge Valdano dhe gazetarë si José Ramón de la Morena dhe José Félix Díaz.

“Është një histori që njerëzit mendojnë se e dinë mirë ose kanë paragjykime, por ne u mahnitëm me historinë dhe thellësinë emocionale që zbuluam në realizimin e filmit. Është gjithnjë e më e vështirë të gjesh një dokumentar sportiv që thotë diçka të re, që nuk është thjesht një biografi apo një rrëfim i sukseseve apo dështimeve sportive, por ne besojmë se rasti Figo: Transferimi i shekullit është unik”, thonë drejtorët e dokumentarit, David Tryhorn dhe Ben Nicholas.

E.Ç (Dosja.al)

luis figo real madrid

Sondazh

Poll