Sport

Rooney s'e kursen francezin: “Dikush duhet t'i kujtojë Mbappes, se kur Messi ishte 23 vjeç, kishte fituar katër ‘Topa të Artë’"...

Anglezi u përfshi në konfliktin e PSG-së dhe mori anën e amerikano-jugorëve. Trajneri i DC United është një zë autoritar në botën e futbollit.

18 Gusht 2022, 18:43 Nga DOSJA

Rooney s'e kursen francezin: “Dikush duhet t'i kujtojë

SHBA - Numri i yjeve që bashkon dhoma e zhveshjes së PSG-së, bën që pjesa më e madhe e botës, ta ndjeki atë nga afër. Pa shkuar më tej, Wayne Rooney, i cili po kalon një fazë të re të jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku drejton DC United, nga Amerika e Veriut ai arriti t’i japë një leksion edukate Kyliam Mbappé, duke lavdëruar Lionel Messin.

Në Francë, deri më tani ishte qetësti te PSG-ja. Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier fitoi Superkupën dhe fitoi në dy ndeshjet e para të Ligue 1, por fokusi i lajmeve është te lufta e brendshme mes Mbappe dhe pjesës tjetër të skuadrës.

Fundjavën e kaluar, PSG nuk tregoi asnjë mëshirë ndaj Montpellier, një duel në të cilin Kylian u rishfaq si titullar dhe humbi një penallti në minutën e 23-të. Para se të mbyllej pjesa e parë, arbitri akordoi një penallti të re, por ajo u ekzekutua nga Neymar. E gjithë kjo ndodhi me një debat të fortë mes brazilianit dhe francezit, i cili shtyu ‘Pleshtin’, i cili dukej i habitur nga ajo që po ndodhte.

Videoja e incidentit u bë virale në internet, kështu që edhe lojtari më i suksesshëm në historinë e Manchester United, Rooney, e pa regjistrimin dhe foli: "Një lojtar 23-vjeçar guxon të shtyjë Messin? Unë kurrë nuk kam parë një ego më të madhe në jetën time. Dikush duhet t'i kujtojë Mbappes, se kur Messi ishte 23 vjeç, kishte fituar katër ‘Topa të Artë’,"- tha ai në dialog me ‘Depar Sports’.

Në botën virtuale, shumica e përdoruesve të rrjetit e konsiderojnë sjelljen e Mbappe, si mungesë respekti dhe shumë e kritikuan trajnerin, i cili më pas la të kuptohet, se ylli i kombëtares së Francës do të mbetet ekzekutuesi i penalltisë së ekipit.

Rooney s'e kursen francezin: “Dikush duhet t'i kujtojë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll