Sport

E mbani mend Oscar? Është një 'faraon' me miliarda, por i bllokuar në Kinë: klubi i tij nuk do ta lërë të largohet

Oscar mendoi se i kishte bërë mirë llogaritë kur në dhjetor 2016 vendosi t'i jepte fund karrierës së tij në nivelin e lartë, duke braktisur Chelsea-n në moshën 25 vjeçare, për t'iu bashkuar Kinës, një kampionat që po shpërndante paga të çmendura në atë kohë.

18 Gusht 2022, 18:37 Nga DOSJA

E mbani mend Oscar? Është një 'faraon' me miliarda, por

KINË- Oscar mendoi se i kishte bërë mirë llogaritë kur në dhjetor 2016 vendosi t'i jepte fund karrierës së tij në nivelin e lartë, duke braktisur Chelsea-n në moshën 25 vjeçare, për t'iu bashkuar Kinës, një kampionat që po shpërndante paga të çmendura në atë kohë.

“Në dreq me trofetë, unë rregulloj familjen time për disa breza, për një kohë të shkurtër”, mendoi asokohe mesfushori brazilian, duke firmosur kontratën me SIPG-në e Shangait që i garantonte 480 mijë euro në javë. Më vonë kontrata iu bë 5 vjet e gjysmë, një periudhë në të cilën Oscar mund të ketë fituar 140 milionë euro duke marrë parasysh edhe sponsorizimet.

Për Shangain ishte një transferim i bujshëm, duke bërë edhe diferencën në fushë. 51 gola dhe 94 asistime në 173 ndeshje.Në moshën gati 31-vjeçare, megjithatë, braziliani mendoi se paratë që kishte mbledhur ishin të mjaftueshme dhe për këtë arsye mund të kthehej në shtëpi për të veshur fanellën e Flamengos.

Dukej se gjithçka kishte përfunduar për të zbritur në Rio de Zhaneiro, Oscar madje kishte pozuar me uniformën e klubit brazilian, ku do të ribashkohej me bashkatdhetarët David Luiz dhe Filipe Luis me të cilët kishte kaluar një periudhë te Chelsea. Por Shangai, i cili gjithashtu e kishte lejuar të kthehej në Brazil për arsye personale, nuk e miratoi marrëveshjen mes lojtarit dhe Flamengos dhe refuzoi ta linte të ikte, qoftë edhe në formë huazimi.

Prandaj Oscar u detyrua të kthehej në Shangai për t'u vënë në dispozicion të trajnerit kroat Ivan Leko, duke u kthyer me familjen e tij. Lojtari nuk mund të arratiset nga burgu kinez, duke parë që ka një kontratë deri në vitin 2024. Ishte vetë Oscar ai që dha lajmin e keq për tifozët e Flamengos, të cilët tashmë prisnin me padurim ta shihnin të luante në Maracana.

"Hej djema! Do të doja t'i falënderoja të gjithë për dashurinë dhe mesazhet e marra këtë muaj, veçanërisht nga të gjithë tifozët e Flamengos - shkroi ai në Tëitter - Unë e vlerësoj interesimin e Flamengos dhe tifozëve, por në këtë moment nuk është e mundur për ta bërë këtë.. I uroj klubit dhe të gjithë miqve që kam atje fat për pjesën tjetër të këtij sezoni. Faleminderit të gjithëve!”.

E.Ç (Dosja.al)

oscar chelsea

Sondazh

Poll