Bota

Vendimi i Scholz, Gjermania ul përkohësisht TVSH-në për gazin natyror

Ky vendim është parë si tentim për të ulur presionin mbi banorët e Gjermanisë, të cilët po përballen me rritje të çmimeve të energjisë, prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

18 Gusht 2022, 19:25 Nga e.k
Vendimi i Scholz, Gjermania ul përkohësisht TVSH-në për
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Solz njoftoi uljen e përkohshme të TVSH-së për gazin natyror nga 19% në 7%, duke theksuar se kjo masë do të mbulojë barrën e “taksës së gazit” prej 2.419 cent/kWh, e cila u shpall pak ditë më parë.

Ky vendim është parë si tentim për të ulur presionin mbi banorët e Gjermanisë, të cilët po përballen me rritje të çmimeve të energjisë, prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Qeveria federale planifikoi të përjashtonte taksën nga TVSH-ja, por kjo nuk u pranua nga Bashkimi Evropian.

Ulja e përkohshme e TVSH-së për gazin natyror pritet të jetë në fuqi deri në fund të marsit 2024.

olaf scholz

Sondazh

Poll