Sport

Kampionët ngrenë siparin e Kampionatit të 84-t. Tirana do të masë ‘muskujt’ në transfertë me Kukësin e rindërtuar…

“Do të gabojmë nëse marrim për barometër vitin e shkuar, sepse situatat ndryshojnë, lojtarët ndryshojnë, kundërshtarët ndryshojnë,”- shprehet trajneri Orges Shehi.

18 Gusht 2022, 16:13 Nga DOSJA

Kampionët ngrenë siparin e Kampionatit të 84-t. Tirana do të

TIRANE - Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, është gati për sezonin e ri futbollistik 2022/2023 dhe duket të ketë lënë mënjanë pesimizmin, që sollën rezultatet jo të mira në Kupat e Europës. Orges Shehi një ndër trajnerët më jetëgjatë në krye të bardhebluve, tashmë gjakftohtë, tregon arsyen kryesore të asaj paraqitjeje europiane.

“Ne pritshmëritë i kishim më të mëdhaja, por është tjetër nivel Europa dhe për atë nivel duhet të kishim diçka më tepër, një marsh më shumë në të gjitha komponentët. Kështu që besoj, se Europa na kanë dhënë një mësim dhe këtë mësim duhet ta varim vath në vesh”.

Tirana kampione e Shehit ishte ndër ato ekipe dominuese, që si rrallë herë në kampionatet tona, mori përgëzimet dhe aprovimin e të gjithë kundërshtarëve, me mbi 31 javë në krye, nga 36 javë kampiona?

“Do të gabojmë nëse marrim për barometër vitin e shkuar, skuadra aktuale është kompetitive, ndoshta mund të bëjë më mirë, por ndoshta më të mirën e vet mund ta shfaqi pak më vonë. Sepse janë ndryshuar disa lojtarë dhe kurrësesi nuk duhet ta krahasojmë me ekipin e një viti më pare, sepse situatat ndryshojnë, lojtarët ndryshojnë, kundërshtarët ndryshojnë”.

Si e fillojnë bardheblutë këtë sezon të ri?

“Sigurisht që do të futemi për të qenë ata që kërkon klubi, në futboll gjithçka ndodh, por jemi besimplotë që skuadra është aty, është konkurente e denjë për objektivat madhorë”.

Ndërkohë, përballja e tyre e parë për sezonin e ri, ndeshja hapëse e Kampionatit të 84-t Kombëtar të 'Abissnet Superiores', do të startojë në orën 17:00 të së premtes, përballë Kukësit, i cili është ndryshua rrënjësisht, jo vetëm me mbi 13 lojtarë, por edhe me trajnerin e rikthyer Skënder Gega.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll